Disa nga futbollistët e Kombëtares si kapiteni Berat Gjimshiti, mbrojtësit Elseid Hysaj e Mario Mitaj, sulmuesi Myrto Uzuni ishte pjesë e podkastit me kryeministrin Edi Rama. Ndër të tjera Berat Gjimshti foli për mungesën e tij në Euro 2016.
Nuk jam unë më i vjetri është Veseli, por jam edhe unë veteran. Luaj prej 2014-ës me Kombëtaren, isha në eliminatore, por jo në Europian. Atëherë kam qenë i ri 22-vjeç, luaja në Zvicër ishte e vështirë, pasi po bëja kalimin nga Zyrih tek Atalanta dhe nuk pata ndeshje, luajta vetëm 3 ndeshje në 6 muaj. Atëherë vendosi trajneri De Biazi që nuk isha në formë dhe nuk më mori, dhe e pranova. Puna vazhdon dhe eca përpara.’- tha Gjimshiti.
/f.s