I pyetur nga gazetarët për vendimin e gjykatës Kushtetuese mbi mocionin e papajuteshmërisë të deputetes Olta Xhaçka, kryeministri Edi Rama tha se vendimi i GJK është i një natyre tjetër dhe shtoi se do të interesohet me ekspertët në komisionin e ligjeve për këtë çështje.
“Nuk më rezulton që ka një vendim të qartë dhe të prerë të Gjykatës Kushtetuese për këtë. Vendimi është i një natyre pak më ndryshe sesa një vendim i prerë i GJK. Nuk e kam ndjekur më por do interesohem me njerëzit tanë që janë në komisionin e ligjeve”- u shpreh Rama.
/f.s