Aktorja Rita Gjeka shprehu ngushëllimet e saj dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të kolegut të saj, aktorit të madh të humorit Zef Dedës.
Ndërsa e cilësoi një nga humbjet më të mëdha të artit të Shkodrës dhe Shqipërisë, Gjeka tregoi se prej kohësh Deda vuante nga një sëmundje dhe së fundmi s’kishte qenë aspak mirë.
“Ndarje e rëndë, jo vetëm për mua, po për familjen e vet, për qytetin dhe gjithë Shqipërinë. Është ndarje e parakohshme, vdiq shumë i ri, është ndarje vërtetë e hidhur sepse Shqipëria ka humbur një artist me a të madhe, ka humbur një gjeni, ka humbur një fenomen, një që nuk ka një tjetër si ai,” – u shpreh Gjeka.
Ndëkrohë, ajo foli dhe për një amanet që Zef Deda i la, përmirësimin e gjendjes së teatrit të Shkodrës. Aktorja tregoi se në krye të teatrit “Migjeni” është vendosur drejtor, një regjisor estrade. Bëhet fjalë për Arjan Çuliqin, për të cilin Gjeka shprehu besimin se do të vërë në vend amanetin e Dedës.
/f.s