Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje (23 nëntor) në Durrës.
Një shtetas me iniciale I.M., rreth 40-vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i 9-të i pallatit ku jetonte. Për pasojë ka humbur jetën në vend.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./m.j