Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Serjan Basha, 56 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Ky shtetas u arrestua pasi: Për një periudhë tre mujore ka përndjekur shtetasen F.G. Gjithashtu gjatë kohës që po bëhej shoqërimi për në Komisariat, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme Sh.L.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Përndjekje ” dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 121/a dhe 236/2 të Kodit Penal.