Në Ditën e Arbëreshëve dhe Samitin e Diasporës, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar trajnerit të kombëtares Silvinjos çmimin Shqiponja e Artë pasi sipas tij ai është një “Shqiptar që po lind”.
Kryeministri i tha se Silvinjo është personi i parë që po nderohet me çmimin shqiponja e artë pa qenë një shqiptar dhe mes batutave i tha se ai nuk ka për të pasur zgjidhje tjetër veçse të pranoj nacionalitetin shqiptar.
“Duhet të ndërroj regjistër për të kaluar te kjo shqiponjë. Nuk e kam as për një shqiptar as për një arbëresh. Shqiptar mund të lindësh shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Ftoj trajnerin e kombëtares tonë Sylvinho”, tha Rama.
“Mirëmbrëma!”-tha Silvinjo, ndërkohë që Rama tha se këtë përshëndetje, trajneri i kombëtares e bëri njësoj si arbëreshët.
“Para së gjithash doja të falënderoja të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare. Pa harruar sigurisht edhe stafin e federatës.
Faleminderit të gjithëve, pa ju nuk do ishte e mundur të isha këtu dhe të merrja këtë çmim që për mua është një nder i madh”,-tha Silvinjo./m.j