Kombëtarja shqiptare e futbollit për herë të parë në histori siguroi vendin e parë në një fazë kualifikuese dhe kjo ndodhi për Euro 2024. Të besuarit e Sylvinhos u renditën me 15 pikë në krye të grupit E, duke lënë pas Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujf Faroe.
Tanimë kuqezinjtë e kanë mendjen në datën 2 dhjetor kur në Gjermani do hidhet shorti për fazën finale të Europianit 2024, që zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrikun e viti që vjen.
Tanimë është mësuar edhe shumica e skuadrave që do jenë pjesë e turneut, si edhe ndarjet në vazo. Të ndodhur në vazon 2, kuqezinjtë nuk mund të kenë asnjë rival nga kjo vazo.
Ndërkohë e pashmangshme është një përballje me big-ët e Europës, siç janë: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika apo Anglia që janë në vazon 1. Ndërkohë në vazon tre janë skuadra si Holanda, Serbia apo Italia dhe me gjasë Kroacia, emra që mund të jenë përballë kuqezinjve.
Ndërkohë në vazon 4 janë skuadra si Zvicra, Çekia apo edhe Sllovenia. Pritet që tre emrat e mbetur të mësohen nga play-off i Ligës së Kombeve. Fakt është se Shqipëria në finalet e Euro 2024 rrezikon short “ferri”.
/f.s