Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Laprakës. Si pasojë e këtij shpërthimi, janë dëmtuar xhamat e një biznesi aty pranë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia e Tiranës në lidhje me ngjarjen.