• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJE / Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2 vëllezër, dalin fotot e “VIP”-ave të akuzuar

by A R
21/11/2023 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni i SPAK në të cilin u lëshuan të paktën 11 urdhërarreste për zyrtarë e ish-zyrtarë të policisë, por dhe emra të njohur të botës së krimit vijon edhe këtë të martë. Gazetarja Glidona Daci raporton se urdhërarreste janë lëshuar për Besmir Mustafin, Bujar Gërmizin, shefin e krimeve në komisariatin nr 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, ish-zv/drejtorin e rendit në policinë e Tiranës, Erzen Breçani, djali i tij, Eralbi Breçani, Jonida Babameton, oficere e Drejtorisë së Kufirit, Bujar Grabovën, Artan Sulejmanin, Albert Prengën, Bajram Grabova, Ervin Matën.

Deri në këto momente mësohet se është bërë i mundur arrestimi i 6 personave, ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim.

Të arrestuar
-Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës
-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
-Besmir Mustafi
-Bujar Gërmizi

Në kërkim
-Ervin Mata
-Besmir Murati
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
-Bajram Grabova

 

Gazetarja mëson se gjeneza është trafiku i drogës jashtë vendit, që më pas ka sjellë edhe tentativën për të kryer vrasje. Në qendër të këtij grupi janë Besmir Mustafi e Bujar Gërmizi, të cilët akuzohen për krijimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të dy vëllezërve që jetonin jashtë. Së bashku me shefin e komisariatit nr 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer vrasje

Bujar Gërmizi
Bujar Gërmizi

“Sipas informacioneve që kemi mundur të sigurojmë nëpërmjet burimeve, rezulton se Besmir Mustafi, Bujar Gërmizi dhe shefi i Krimeve në Komisariatin nr 6 Dedan Gjoni, janë të akuzuar nga SPAK për krijim kushtesh për të kryer vrasje. Bëhet fjalë për 2 vëllezër të cilët ndodheshin në Britaninë e Madhe. Përplasja mes dy vëllezërve, Mustafit, Gërmizi dhe Gjoni ka ndodhur pikërisht për çështje të trafikut të drogës dhe më pas ata kanë kërkuar informacione në sistemin TIMS duke qenë se Gjoni kishte akses në këtë sistem dhe të tjera, kanë kërkuar informacione të ndryshme për lëvizje që do të bënin dy vëllezërit për kohën kur ata vini në Shqipëri dhe të gjitha informacionet që i duheshin grupit kriminal për të kryer ekzekutimin e tyre”.

Dedan Gjoni
Dedan Gjoni

Daci thotë se dy personat që do të kryenin këtë ekzekutim ndodhen aktualisht në Spanjë dhe sipas oficerëve të BKH që kanë kryer gjatë ditës së djeshme arrestimet, edhe në Spanjë ka nisur menjëherë puna për kapjen e tyre.

Erzen Breçani
Erzen Breçani

Sa i përket akuzave, gazetarja thotë se Erzen Breçani akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Djali i tij Eralbi Breçani akuzohet për veprën penale trafik droge dhe pastrim parash. Në mesin e personave kërkim është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

Ndaj Matës rëndon akuza për veprën penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Ervin Mata
Ervin Mata

Sa i takon oficeres Jonida Babameto, ndaj saj mësohet se është caktuar masa detyrim për t’u paraqitur.

“Ajo është shoqëruar gjatës ditës së djeshme, ku i është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës, sepse sipas të dhënave të dala nga SKY rezulton që kjo e fundit të ketë edhe në dhe kërkuar informacione sa i përket 2 vëllezërve, me të cilët kishin përplasje grupi i cili drejtohej nga Bujar Gërmizi dhe Mustafi. Ajo ka qenë më herët oficere në Interpol dhe ka dhënë të dhëna në lidhje me lëvizjet e dy vëllezërve. Pra gjithçka ka nisur për çështjet e përplasjes së trafikut të drogës jashtë vendit”, tha Daci.

Ajo shton se “mënyra sesi lidhen të gjithë personat së bashku është se ata këna pasur komunikimet e vazhdueshme në SKY me njëri-tjetrin ku shpjegojmë me detaje”.

Gjithçka ka ardhur pikërisht pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC”. Mësohet se mbi 11 të akuzuarit rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

/a.r

Next Post
Operacioni i SPAK, Balla: Janë arrestuar të gjithë personat në Shqipëri, po punohet për të kapur edhe ata jashtë vendit

Operacioni i SPAK, Balla: Janë arrestuar të gjithë personat në Shqipëri, po punohet për të kapur edhe ata jashtë vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com