• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

56 efektivë policie nën hetim pas zbërthimit të mesazheve në aplikacionin ‘Sky-Ecc’, detaje nga aksioni i SPAK me 11 urdhër-arreste

by A M
20/11/2023 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i Report Tv Trazhgim Sokolaj ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e SPAK që është ndërmarrë këtë mbrëmje për të ekzekutuar 11 urdhër arreste për disa persona të akuzuar si të përfshirë në një grup kriminal. Sipas tij, pas përgjimeve të mesazheve në aplikacionin ‘Sky-Ecc’ krahas 11 urdhër-arresteve që po ekzekutohen këtë mbrëmje, në kuadër të këtij operacioni janë duke u hetuar 56 efektivë policie.

“Është një proces hetimor që vazhdon. Kanë dalë në skenë disa emra personazhe jo vetëm të njohur, por edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë së shtetit, të cilët nga komunikimet dhe bisedat e SPAK rezultojnë si të implikuar. Ka një numër efektivësh që kanë rezultuar të implikuar në aktivitet kriminal qoftë korrupsion si pasojë e zbardhjes së mesazheve që fillimisht janë përpunuar nga hetues belg dhe francez. Në varësi të aktivitetit ku kanë vepruar këta persona, këto mesazhe janë ndarë nga policia franceze dhe belge me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete të tjera. Breçani, një ish-zyrtar i spikatur në policinë e shtetit. Kemi Ervin Matën që është në kërkim prej disa vitesh. Bëhet fjalë për disa punonjës policie…

Ky është degëzim i Metamorfozës, nuk është vazhdim. Ka rreth 56 efektivë që janë duke u hetuar për shkak të këtyre mesazheve dhe komunikimeve që kanë pasur në platformat e kriptuara që përdoren për t’ju shmangur krimit. Ky është hetim jo i zakonshëm. Indiciet apo baza nga nisen hetuesit dhe prokurorët janë disa mesazhe që kuptohet siç po rezulton nga goditjet e SPAK janë mesazhe që shkëmbehen nga elementë të lartë të zbatimit të ligjit, si policë, prokurorë, apo persona me bekgraund kriminal. Provat e marra në aplikacione janë të paligjshme në aspektin procedurial për t’u përdorur“, tha gazetari në një lidhje skype për Report Tv.

/a.d

Next Post
Minutat e para të përballjes me Ishujt Faroe nën kontrollin e kuqezinjve

Përfundon pa fitues përballja me Ishujt Faroe në Air Albania, Shipëria mbetet e para e grupit

TË FUNDIT

Digjet një shtëpi e pabanuar në Lushnjë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet një shtëpi e pabanuar në Lushnjë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

December 21, 2025
Si u zbulua punonjësi hajdut i Pallatit Elysee në Paris, vodhi në rezidencën ku qëndron Macron

Si u zbulua punonjësi hajdut i Pallatit Elysee në Paris, vodhi në rezidencën ku qëndron Macron

December 21, 2025
Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

December 21, 2025
“Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë

“Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë

December 21, 2025
21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

December 21, 2025
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

December 21, 2025
E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

December 21, 2025
Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

December 21, 2025
Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

December 21, 2025
Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In