Prej disa minutash tashmë, Kombëtarja jonë po përballet në mitikun “Air Albania”, me Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.
Koreografia “kuqezi” ndezi pragndeshjen, një dekor i përgatitur nga vetë FSHF, mirë po edhe grupimet e tifozëve të pranishëm në tribuna kishin menduar për koreografinë e tyre, ku spikati edhe një baner i madhe i Tifozave Kuq e Zi, ku padyshim dallon sllogani: “O sa mirë me qenë shqiptar”.
Ata kanë shpalosur një banderolë për 20-vjetorin e themelit të grupit, që më mbështetjen e tyre ndodhen pranë Kombëtares në çdo ndeshje, si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
/a.d