Fillon pjesa e dytë e ndeshjes, Shqipëria vijon ‘luftën’ për ruajtjen e kreut të grupit.
Gjatë pjesës së parë është zhvilluar një ndeshje e qetë nga të dy skuadrat dhe nuk ka pasur shumë raste konkrete.
Ndeshja e ditës së sotme po zhvillohet në kuadër të fazës eleminatore brenda grupit E për “Euro 2024”.
Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare arriti një barazim të vlefshëm në sfidën me Moldavinë, duke marrë një pikë e cila e kualifikoi në fazën tjetër të “Euro 2024”.
Nga sfida e mbrëmjes së sotme do të varet nëse Shqipëria do të mbetet kryesuese në grupin E ose jo.
/a.d