Djemtë e heroit Afrim Bunjaku do jenë bashkë me Tifozat Kuq e Zi në ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe.
“Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjakut”, shkruan Gëzim Bajrami nga TKZ.
Kujtojmë se më 24 shtator polici Afrim Bunjaku mbeti i vrarë nga forcat serbe që u futën në Banjskë (Banjë) të Kosovës, në një sulm të organizuar kundër shtetit kosovar./m.j