• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mira Murati i lë vendin Emmett Shear, kompania qe krijoi Chat GPT me drejtues të ri ekzekutiv

by A R
20/11/2023 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar vetëm disa ditë që prej shkarkimit të Sam Altman, si CEO i OpenAI, dhe kompania deri më tani e ka zëvendësuar dy herë.

Pas shkarkimit, Altman u zëvendësua fillimisht nga shqiptarja Mira Murati, e cila është shefe e teknologjisë në kompani. Megjithatë Murati ishte emëruar si drejtuese e përkohshme dhe tashmë në vend është saj është emëruar Emmett Shear.

Edhe ky i fundit do ta drejtojë përkohësisht kompaninë që krijoi Chat Gpt.

Emmett Shear, bashkëthemelues dhe ish-CEO i Twitch, konfirmoi se kishte pranuar postin e propozuar në një nga kompanitë me profil më të lartë në botën e Inteligjencës Artificiale.

Në një postim të bërë në platformën “X” të hënën, Shear tha se kishte marrë një telefonatë nga kompania gjatë së cilës iu kërkua që të bëhet CEO i përkohshëm i kompanië dhe se kishte e kishte pranuar ofertën pasi u konsultua me familjen.

Kush është Emmett Shear?

Shear është një emër i njohur në Silicon Valley, e megjithatë, për shumicën e njerëzve, ai është i panjohur. Ai e ktheu Twitch, uebsajtin e transmetimit të drejtpërdrejtë që ai bashkëthemeloi me Justin Kan, Michael Seibel dhe Kyle Vogt në 2007, nga një vend ku transmetohej fillimisht jeta e Kan 24/7, në një fenomen mbarëbotëror.

Mira Murati i lë vendin Emmett Shear, kompania qe krijoi Chat GPT me

Twtch u ble nga Amazon për 1 miliard dollarë në 2014 dhe Shear dha dorëheqjen si CEO i komoanisë vitin e kaluar.

Gjatë kohës së tij në kompani, ai u përball me tensione nga transmetuesit që besonin se platforma nuk po mbronte interesat e tyre. Po ashtu, ai e gjeti veten në një betejë të tensionuar me rivalin YouTube. Pas largimit nga Twitch, Shear u bë partner në Y Combinator, përshpejtuesi i startup-eve, që dikur drejtohej nga Altman.

Ndërkohë, Sam Altman i është bashkuar Microsoft-it duke u dhënë fund kështu spekulimeve se mund të kthehej në Open AI vetëm 48 orë pas shkarkimit të tij të zhurmshëm. Në gjigantin e teknologjisë, Altman do të drejtojë një “një ekip të ri kërkimor të Inteligjencës Artificiale.”

Mira Murati i lë vendin Emmett Shear, kompania qe krijoi Chat GPT me

38-vjeçari u shkarkua nga bordi të premten me arsyen se besimi tek ai ishte humbur tashmë. Vendin Altman e zuri Mira Murati, dhe lajmi bëri bujë edhe në Shqipëri për faktin se një shqiptare emërohej shefe e përkohshme ekzekutive në një kompani si Open AI.

/a.r

Next Post
Në PD rikthehen konfliktet, Baçi sulmon Bardhin: Çfarë përfaqëson?

“Opozita u provokua”, deputeti i Berishës: 20 gardistë na detyruan të hiqnim xhaketat dhe rripin e pantallonave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In