Seanca e sotme parlamentare, është kthyer sërish në një arenë hedhje të flakadanëve nga deputetët e opozitës, teksa në rendin e ditës ishte diskutimi i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm.
Por ndryshe nga seancat e tjera, një prej flakadanëve shpërtheu në tryezën e deputetëve, duke bërë që mikrofonat dhe disa sende të tjera të përfshiheshin nga flakët.
Në përfundim të seancës, pasi deputetët e maxhorancës dhe opozitës u larguan nga Parlamenti, aty mbërritën punonjësit e BKH-së që nisën të kqyrnin nga afër vendin e ngjarjes.
/f.s
Nuk e di cfare duhet te bejne tjeter, qe horrat e banditet te pergjigjen penalisht?! Mos valle organet ligjzbatuese e ato te drejtesise presin t’i dale flaka ne kulm selise se Kuvendit?! Kjo mefshtesi dhe stepje para maskarenjve eshte e pa gelltiteshme.