Teksa grupimi i Sali Berishës kishte ndezur tymuese dhe në disa ulëse u vendos edhe flakë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pas kalimit në parim të projektligjeve me votat e socialistëve, e mbylli seancën e sotme.
I pranishëm në sallë, teksa votohej në kohë rekord projektligji më i rëndësishëm, ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili prej disa javësh kishte munguar në Kuvend.
Pas miratimit në parim të buxhetit 2024 me 83 vota pro, në mbyllje të seancës, teksa kryeministri Edi Rama po largohej nga Kuvendi, deputetët e Rithemelimit kanë hedhur tymuese në drejtim të tij dhe të ministrave.
/f.s