Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se ende nuk ka marrëveshje për lirimin e disa prej pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmeve të grupit militant të 7 tetorit.
Netanyahu mohoi ato që ai i quajti raportet e rreme se Izraeli po shqyrtonte një propozim për lirimin e të paktën 50 të rrëmbyerve. “Kur qeveria të ketë diçka për të thënë, autoritetet do ta raportojnë atë”, tha ai, shkruan CNN.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë të premten se vlerësimi zyrtar i ushtrisë për pengjet që mbahen në Gaza është 237.
Netanyahu theksoi se ai ka ftuar përfaqësuesit e familjeve të pengjeve në një takim me kabinetin e luftës të Izraelit më vonë këtë javë.
/a.d