Një ngjarje misterioze me protagoniste një 22-vjeçare raportohet të ketë ndodhur në Italinë veri-lindore. Mediet vendase bëjnë me dije se pas disa ditësh e zhdukur, policia ka gjetur trupin e pajetë të 22-vjeçares në një kanal vaditës.
Vajza rezultonte e zhdukur që prej një jave. Ajo ishte zhdukur vetëm dy ditë përpara se të diplomohej.
Ndërkaq dyshimet e policisë dhe të afërmve të viktimës janë te i fejuari i 22-vjeçares.
Sipas informacioneve referuar medieve italiane, i fejuari, Filippo Tourretta ishte xheloz për natyrën e saj dinamike dhe krijuese.
Policia italiane ka thënë se ka në dorë një material filmik, në të cilin i fejuari ushtron dhunë ndaj 22-vjeçares, të cilën më pas e tërheq me forcë dhe e fut në makinë.
Ndërkohë ditën e sotme mësohet se ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Sipas të dhënave të fundit nga policia italiane, ka informacione se i fejuari i të resë është kapur nga kamerat e sigurisë në një zonë të Austrisë./m.j