Ndihmësi i Sylvinhos, Pablo Zabaleta ishte në një lidhje direkte me emisionin ‘Kuqezi’ në SuperSport, ku shpjegoi edhe zgjedhjet në formacion për transfertën ndaj Moldavisë.
Kemi ardhur në një fazë vendimtare dhe konfirmohet i njëjti formacion. A është ky një treguar së kjo skuadër është e fortë dhe nuk ndryshohet?
Po, absolutisht. Shpesh, kur shikon që një 11-she startuese bën shumë mirë, nuk gjen arsye për të ndryshuar. Megjithatë është gjithmonë pozitive kur ke në stol lojtarë cilësorë, që mund të japin kontributin e tyre në fushë. Mendoj se kjo është një 11-she shumë e mirë, që ka bërë shumë mirë dhe ndaj kemi vendosur këtë zgjedhje.
A kemi një strategji konkrete sot për mënyrën si do të qasemi në ndeshje?
Ne do të vazhdojmë të luajmë në mënyrën që kemi luajtur në të gjithë ndeshjet. Moldavia është shumë e organizuar në goditjet standarde, në luftën në ajër dhe në kundërsulm, por ne do të bëjmë lojën tonë, pasi nuk kemi asnjë arsye për të ndryshuar strategji.
Moldavia shënon shumë nga goditjet standarde dhe presingu. A keni marrë masa për këtë aspekt?
Ne jemi shumë entuziastë këto ditë, por si është atmosfera në skuadër?
E dimë shumë mirë që të gjithë shqiptarët presin rezultat pozitiv për të siguruar kualifikimin në Europianin e Gjermanisë. Shpresojmë shumë që të fitojmë dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë, por duhet të tregojmë cilësitë tona në fushë për 90 minuta. Ka shumë eufori, por u kemi kërkuar lojtarëve që të mos bëjnë asgjë më pak dhe asgjë më shumë sesa atë që kanë bërë në ndeshjet e tjera. Kanë bërë shumë mirë dhe duam që të tregojnë vazhdimësi.
Jeni amerikano-jugorë, por shumë pranë kualifikimit në Europian…
Që kur kemi ardhur në Shqipëri, jemi shumë të lumtur që punojmë me njerëz të shkëlqyer. Kemi shijuar dhe po vazhdojmë ta shijojmë të gjithë kohën tonë në Shqipëri. Për mua si një amerikano-jugor është diçka fantastike të shkoj në një Europian, pasi si futbollist ishte e pamundur./m.j