Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 kundër Moldavisë në transfertë, për ndeshjen e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024. Një pikë iu nevojiten “Shqiponjave” për të nisur zyrtarisht fluturimin në fazën finale të “Gjermani 2024”.
Në këtë përballje ekipi ynë luan me fanellën e zezë, si tetë vite më parë në fitoren 0-3 kundër Armenisë, që siguroi edhe kalimin në finalet e “Francë 2016”./m.j