Në krye të organizatës kriminale, e cila kishte lëvizur sasi të mëdha marijuanë, kokainë, hashash dhe heroinë nga Holanda në Gjermani për në Itali dhe Shqipëri – Itali ishte familja Korriku.
Kjo e fundit e përbërë nga kryefamiljari, 54 vjeçar, gruaja dhe djali i tyre, 27 vjeç u arrestuan në Shqipëri.
Sipas mediave italiane, hetimet kanë nisur prej 2020 dhe gjatë hetimeve janë sekuestruar 420 kg drogë e cila në treg kapte vlerën e 34 milionë eurove. Në krye të bandës ishin babai, nëna dhe djali, të tre rezidentë në Ponte di Piave në provincën e Trevisos.
Policia e Shtetit njoftoi dje se kishte vënë në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar ‘puzzle 2020 Ardian Korriku, 54 vjeç, Jurgen Korriku, 27 vjeç dhe Etleva Adami 46 vjeç.
Në kuadër të me operacionit u prangosën 19 persona, 14 nga të cilët u lanë në burg dhe 5 në ‘arrest shtëpie’. Në pranga kanë rënë 18 shqiptarë dhe një italian, ky i fundit shofer kamioni.
Operacioni ka zgjatur për më shumë se 2 vjet dhe u koordiuar nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Venecias. Akuza për nëntëmbëdhjetë të arrestuarit, është ai i bandës kriminale që synon trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike.
/a.r