Shkarkohet drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj. Vendimi në fjalë, vjen vetëm 8 muaj pas qëndrimit të tij në detyrë. Mësohet se vendimi ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancën.
Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama.
Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
/a.r