Këtë të enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të thata dhe relativisht të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 13°C
në zonat e ulëta 6 deri 22°C
në zonat bregdetare 10 deri 22°C