Revista amerikane “Mother Jones” i rikthye investigimit të bërë prej saj 5 vite më parë, ku tregonte se kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka lobuar në Amerikë me para te dyshuara me origjinë ruse.
Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story” në ABC Neës, theksoi se fakti që BBC interesohet tregon interesin perëndimor për të kuptuar se çfarë përpiqet të bëjë Rusia në demokracitë perëndimore.
Ai shtoi se rasti i Lulzim Bashës është një segment i vogël, i cili del thjesht si një provë materiale e pretenduar nga ata që e botojnë dhe e thonë, dhe ata që e përkrahin këtë teori, që Rusia po ndërhyn rëndë në proceset zgjedhore djhe në elitat politike të perëndimit
“Shkrimi i parë i Mother Jones, dhe shpërthimi i skandalit, përfshirë dhe hetimin e Bashës ka ndodhur kur Rusia nuk ishte në luftë me Ukrainën, kur kishte një debat të fortë verbal mes Amerikës dhe Rusisë për ardhjen e Trumpit në pushtet me ndërhyrje të pastër të rusëve të procesit elektoral, me reklama në facebook dhe në rrjete sociale dhe me ndihma të treta, sic edhe kjo skemë po shpaloset tani por lufta në Ukrainë, mesa duket, unë kështu e lexoj faktin që interesohet një media shumë e madhe si BBC dhe rigjallërohet një media që e ka hapur e para, sërish Mother Jones me një shkrim tjetër, pra ky interes i rizgjuar për këtë pjesë të vogël të puzzle-t, këtë grimcë të mozaikut të madh të ndërhyrjes ruse në punët e Perëndimit, mesa duket është pjesë fiks e rizgjimit të interesit perëndimor për të parë se cfarë po përpiqet të bëjë Rusia për të dëmtuar demokracitë perëndimore. Kam përshtypjen se edhe Basha është një segment fare i vogël, i cili del thjesht si një provë materiale e pretenduar nga ata që e botojnë dhe e thonë, dhe ata që e përkrahin këtë teori, që Rusia po ndërhyn rëndë në proceset zgjedhore dhe në elitat politike të perëndimit dhe po hedh shumë para, duke bërë ndërhyrje me anë të lobistëve dhe financimeve, një mijë lojëra të pista, dhe nuk duan të godasin Lulzim Bashën. Por Bashës i ka qëlluar fati i keq që i rizgjohet kjo histori në momentin kur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin janë në krizë dhe jo më larg se sot, Zelensky njoftonte se ka informacione se Rusia ndër të tjera do të fillonte dicka edhe në Ballkan dhe e dimë se ku, dhe me anë të kujt.”, tha ai.
/a.r