Marrëveshja e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Romë, për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendrave të pritjes për emigrantët që nisen nga Afrika e Jugut drejt Italisë ka ngjallur debate të shumta në të dyja vendet.
Nisur nga ky fakt pyetja që Report Tv në bashkëpunim me sondazhisitin Eduard Zaloshnja u ka drejtuar qytetarëve ka qenë: A jeni dakord me marrëveshjen Itali-Shqipëri për krijimin e kampit të refugjatëve në territorin e bashkisë Lezhë? Shumica e qytetarëve të pyetur janë shprehur se nuk janë dakord.
Konkretisht, sipas rezultateve të sondazhit 30.1% ose 615.000 qytetarë janë dakort që emigrantët që kërkojnë azil në Itali të strehohen përkohësisht në Shqipëri, 8.6% ose 175.000 “anojnë nga po-ja”. Kurse 5.6% ose 115.000 “anojnë nga jo” dhe 55.6% ose 1.135.000 janë përgjigjur jo.
/a.d
C’merreni me sondazhet e Zaloshnjes qe e kane marzhin e gabimit +/- 45%.