Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar edhe ditën e sotme me takimet në Parlamentin Europian në Bruksel.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se u diskutua për integrimin në BE dhe Kosovën.
Basha shkruan se vlerëson qasjen që ka pasur Parlamenti Europian ndaj Kosovës dhe theksoi se sot është më e rëndësishme se kurrë që vendet anëtare të BE dhe NATO të cilat ende nuk kanë njohur Kosovën, ta marrin një hap të tillë në interes të paqes në rajon dhe Europë.
“Ditë intensive në Parlamentin Europian diskutime për situatën në Shqipëri dhe Rajon.
Në biseda me eurodeputetë dhe drejtues të Parlamentit Europian diskutuam për domosdoshmërinë e procesit të integrimit të vendeve të rajonit në BE. Një vend të veçantë në takime zuri Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë.
Sot është më e rëndësishme se asnjëherë, që vendet anëtare të BE dhe NATO, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën ta ndërmarrin një hap të tillë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Europë.
Në debate të veçanta në Parlamentin Europian u diskutua për sigurinë dhe të ardhmen e Rajonit dhe Europës përballë kërcënimeve ndaj sigurisë, demokracisë dhe vlerave europiane2, shkruan Basha.