Ish-presidneti Ilir Meta ka folur ditë ne ostme në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, në lidhej me çështjen hetimore “CEZ-DIA”.
Meta përsëriti deklaratat e mëparshme, teksa tha se kjo çështje po përdoret politikisht nga kryeministri Edi Rama për ta goditur. Meta sulmoi edhe kallëzuesin Romeo Kara, për të cilin thotë se është një kallëzues i rremë i dënuar për mashtrim e falsifikim. Sipas Metës, kjo dosje po përdoret për të larguar vëmendjen nga inceneratorët.
“Ka vënë gjithë papagajtë për të bërë paralelizma me aferën e inceneratorëve, dëmi që kompania DIA ka shkaktuar CEZ apo qytetarëve shqiptarë 4.5 mln euro. Kjo është një përpjekje propagandistike jo vetëm për të spostuar vëmendjen në çështje të gjykuara por për të relativizuar aferën e inceneratorëve, që po shkon gati 1 mld euro.
Kërkon një korrupsion të tillë që është kaq evident, incenerator që nuk ekziston që ta relativizojë duke përdorur veglat e tij në drejtësi, propagandë që të vazhdojë të garantojë pandëshkueshmërinë e tij”, vijoi Meta./m.j
Like mer sapun me vete dhe breke versace te pyesim tek 313.