Nis puna për realizimin e hekurudhës Durrës –Prishtinë.Tashmë ëshët shpallur kompania fituese e cila do të rezlizojë studimin e fizibilitetit dhe projekt-idene për linjën hekurudhore e cila pritet të ketë impakt të rëndësishëm në ekonominë e dy vendeve.
Mes 5 ofertave, fituese është shpallur ajo e bashkimit të dy operatorëve të cilët kanë ofruar 168.9 milionë lekë për të realizuar këtë projekt i cili pritet të jetë gati në vitin 2025.Fondi limit parashikohej 200,2 milionë dhe kohëzgjatja e marrëveshjes ose afati për zbatimin e saj është parashikuar 14 Muaj nga dita e firmosjes se kontrates.
Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës –Prishtinë vlerësohet paraprakisht se do të kap vlerën 700 milionë euro dhe do të financohet nga qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës.Megjithatë vetëm pas përfundimit të studimit të fizibilitetit do të ketë një pasqyrë të qartë të kostove financiare.
Lidhja hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është konceptuar si një linjë shumë e vështirë, sepse kalon një terren malor. Gjatësia totale nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km.
Konsulenti do të ofrojë një projektim gjeometrik të lidhjes së re hekurudhore, në mënyrë që të përmbushë standardet për shpejtësinë e projektuar nga 80 km/orë deri në 120 km/orë, me përcaktimin e të gjitha strukturave të nevojshme teknike për ndërtimin, si dhe strukturat për mbrojtjen nga përmbytjet dhe kullimin.
Studimi teknik do të përfshijë një vlerësim të risqeve teknike në lidhje me projektin e zbatimit, si dhe propozime për masa për zbutjen e këtyre risqeve.
/f.s