Ekspertiza mjekësore për Rafael Dwamena, i cili humbi jetën pas një ataku kardiak në sfidën Egnatia-Partizani, ka përfunduar, ndërsa tashmë priten vetëm përgjigjet.
Pas kërkesës së familjarëve, trupi i pajetë i sulmuesit është nisur ditën e sotme drejt Ganës, në mënyrë që të varroset në vendlindje.
Kjo kërkesë është respektuar dhe nga Egnatia, me klubin rrogozhinas që pranoi të mos i bënte homazhe të ndjerit pasi kjo ishte dëshira e familjarëve të tij.
/f.s