Ish-mjeku i ekipit kombëtar për shumë vite, Lluka He qimi, është kategorikisht kundër që një futbollist me probleme në zemër të luajë futboll. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai thekson se vizitat mjekësore në vendin tonë nuk bëhen nga personat e duhur, po ashtu edhe stadiumet duhet të kenë një minisallë operacioni, për të mos pasur fatalitete të tilla. Duke kujtuar edhe të shkuarën, Heqimi tregon një rast kur një futbollisti të Partizanit ia kanë ndaluar të luajë, pasi ishte me një veshkë.
Doktori ka edhe një histori në përballjet me Moldavinë në vitin 1995, kur grushti në kokë i portierit Strakosha, i pushoi zemrën kapitenit moldav dhe e rrëzoi pa ndjenja.
Doktor, një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në ditët e fundit, një futbollist ka humbur jetën në fushën e lojës…
Duamena ka vuajtur nga një sëmundje e zemrës dhe në përgjithësi ky organ bën çedimin e lojtarëve. Unë jam lektor i lëndës së fiziologjisë së sportit, kam disa ngjarje, por më parë dua të them se duhet një kujdes i veçantë për kontrollin dhe gjatë aktivitetit. Në përgjithësi vdekje të tilla nuk ndodhin në mënyrë të menjëhershme, por kanë ato prodromet e tyre, pra japin shenja, si gjendje të fikëti.
Shumë shembuj që ne kemi në botë, janë vdekje të cilat mund të evitoheshin. E evitueshme ka qenë ajo e Antonio Puertës, i cili u rrëzua disa herë në stërvitje dhe ndeshje dhe nuk i ishte dhënë rëndësia e duhur. Shpëtoi nga momenti i parë dhe në dhomat e zhveshjes ndërroi jetë. Problemi është te ventrikuli i majtë që është kryesori dhe mban organizmin tonë në gjendje jetësore. Kjo është patologjia kryesore. Këtu mjaftonte të bëhej një biopsi e muskujve të zemrës në gjendje normale.
Po thoni që mund të parandalohej?
Këtu asnjëherë nuk shohim ndonjë ngarkesë ekstra që të themi ndërroi jetë në një aktivitet të fortë. Lojtari i Egnatias, për mendimin tim, sepse u dhanë disa të dhëna, duhet të mbante në trupin e tij një aparat që bënte një shkarkesë elektrike kur zemra pushon.
/a.r