Dite pa ndryshime do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe do ju duket si me e logjikshmja për momentin pa menduar për te ardhmen. Beqaret ka mundësi te kenë dashuri me shikim te pare dhe e ardhmja do ju ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin pasi po vazhduat kështu keni për te mbetur shpejt pa para.
Demi
Ju te dashuruarit do i mendoni gjerat disa here para se te veproni dhe nuk ka për t’iu dale asnjë lloj problemi. Dashuria për njeri-tjetrin është një shembull edhe për ata qe ju rrethojnë. Beqaret ka mundësi t’i mbyllin portat e zemrës se tyre dhe nuk do pranojnë asnjë ftese. Ne planin financiar vështirësitë do jene te njëpasnjëshme. Do jeni te detyruar te kërkoni ndihme sa me pare.
Binjaket
Ju te dashuruarit do merrni bekimin e yjeve gjate kësaj dite dhe gjerat kane për t’iu ecur me se miri. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do vogla do ndihen me te qete. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë gjera te pamundura pasi vetëm sa do zhgënjejnë veten. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe ne asnjë moment nuk do ju dalin te papritura.
Gaforrja
Venusi do ndikoje pozitivisht ne jetën sentimentale te të dashuruarve dhe do ju ndihmoje t’i zgjidhni me qetësi mosmarrëveshjet e hershme. Ne mbrëmje do ndiheni akoma me mire. Beqareve do ju ndodhin aq shume gjera te bukura saqë shpesh do ju duket sikur do jene ne ëndërr. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi pasi i keni bere me kujdes llogarite deri me sot.
Luani
Debatet dhe divergjencat me partnerin kane për te qene te mëdha sot. Ne disa momente madje do ndiheni aq keq saqë mund te mendoni edhe ndarje. Beqaret ka gjase t’i rikthehen një dashurie te vjetër vetëm qe te mos qëndrojnë te vetmuar pa menduar se mund te vuajnë serish. Financat kane për t’u përmirësuar akoma dhe me shume dhe do i kryen te gjitha shpenzimet e menduara.
Virgjeresha
Sot nuk do jene as vete te qarte se çfarë kërkoni nga partneri juaj dhe shpeshherë do keni kontradikta me te. Reflektoni ne qetësi dhe bëni ato qe duhen bere. Beqaret do kenë disa takime interesante, por do preferojnë te presin edhe pak kohe qe te bëjnë ndryshime. Buxheti ka për te qene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe do ndiheni te qete kur te shpenzoni.
Peshorja
Juve qe jeni ne një lidhje duhet te bëni shume kujdes sot me ato qe do i thoni partnerit edhe sikur te mos jeni dakord me disa ide. Po filluan debatet e forta nuk do kenë te përfunduar. Beqaret me ne fund do kenë fat ne dashuri dhe do e fillojnë lidhjen e ëndërruar. Ne planin financiar duhet te merreni me seriozisht me menaxhimin e te ardhurave qe te mos ju dalin te papritura.
Akrepi
Sot do jeni tejet te përkushtuar ndaj lidhjes qe keni dhe do përgatisni ne çdo moment surpriza për partnerin. Secili do përjetojë emocione pafund dhe do shprehe dëshirën për t’i çuar gjerat me tej. Beqaret do jene disi te shpërqendruar dhe nuk do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për ta ndryshuar statusin. Për buxhetin nuk do mund te bëni dot asgjë për ta stabilizuar.
Shigjetari
Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni me te logjikshëm dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret me mire te presin edhe pak dite për te realizuar takimet e veçanta. Po hodhën hapa sot kane për t’u penduar. Situata financiare do jete goxha e kënaqshme kështu qe mund ta bëni edhe ndonjë investim me tepër.
Bricjapi
Lidhja juaj do jete me fantastike gjate kësaj dite dhe ne çdo moment keni për te përjetuar kënaqësi. Partneri do dije si t’ua beje qejfin dhe do ua plotësojë dëshirat. Beqaret do ndihen keq me statusin qe kane, por dhe nuk do mundin dot ta ndryshojnë atë. Ne planin financiar nuk duhet te luani me zjarrin sepse ka rrezik te digjeni keq. Do vuani gjate pasojat.
Ujori
Planetët do ju mbështesin ne çdo moment gjate kësaj dite dhe do ju ndihmojnë qe t’i shihni gjerat më me optimizëm. Beqaret do e shfrytëzojnë ne maksimum ditën dhe do dalin ne cdo takim qe do ju propozohet. Pjesa me e madhe do jene ne rrugën e duhur drejt fillimit te nje lidhjeje. Financat do mbeten te kënaqshme pasi keni ditur si t’i menaxhoni.
Peshqit
Do bëni sa te mundeni gjate kësaj dite ne mënyrë qe ta ndryshoni për mire atmosferën ne çift. Ngjyrat do rikthehen dhe emocionet po ashtu. Beqaret do kenë një dite te bukur gjate se cilës nuk do mungojnë as takimet dhe as propozimet. Shfrytëzojini, por pa hedhur menjëherë hapa. Ne planin financiar mos prisni qe situata te përmirësohet sa hap e mbyll sytë.