Ashtu siç ishte paralajmëruar emigrantët që vijnë nga Siria dhe vendet e tjera të Lindjes së mesme janë zhvendosur në drejtim të kufirit shqiptar.
Në komunën e Konicës në Greqi mbërriti grupi i parë i emigrantëve i përbërë nga 162 persona.
Ata u transportuan me 3 autobusë dhe u pritën nga kryetari i komunës së konicës dhe banorë të zonës që ndihmuan me veshmbathje dhe ushqime.
Nuk dihet nëse itinerari i tyre drejt Evropës parashikon kalimin përmes territorit shqiptar, por vendosja e tyre në kampin e Konicës është një tregues që rruga e tyre vijon drejt territorit shqiptar.