Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi debatoi me gazetarin Ervis Iljazaj në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me lidhur me qëndrimin e tij aktual ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.
Referuar bashkëpunimit me PD, Bardhi tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo opozitar, ndërsa theksoi se në 5 vjet jetë politike çdo akuzë që ja bërë ka qenë e vërtetë.
Ai sfidoi Iljazajn të verifikojë faktin që Basha ka 2 kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës në të kundërtën u zotua të lërë mandatin.
“Më thuaj një akuzë timen që është rrëzuar, si ty kam dëgjuar Edi Ramën kur bëja akuza për Valdrin Pjetrin e Agim Kajmakun. S’ka ndodhur kurrë që një akuzë e imja të jetë rrëzuar.
Ja ku po të sfidoj ty që je gazetar, shko verifikoje nesër nëse Lulzim Basha nuk ka të paktën 2 kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës unë lë mandatin” , tha Bardhi./m.j