Gatishmëri të plotë për çdo akt ekstrem, shprehu deputeti demokrat Saimir Korreshin në studion e Debatit në A2 CNN, pas refuzimit nga mazhoranca të ngritjes së komisioneve të kërkuara nga opozita dhe përjashtimit të disa deputetëve të opozitës nga seancat parlamentare.
“Të gjitha opsionet janë në tavolinë, është arritur një demokraci e brendshme pavarësisht perceptimit. Ka kohë që është arritur kjo nga të gjithë kolegët. Është një vendim në tërësi.
I pyetur nëse do solidarizohet me grevën, Korreshi u përgjigj: Po. Ai deklaroi se afati i lënë për të hyrë në grevë urie do të jetë data 20-21 kur do të diskutohet në parim buxheti. Por ai theksoi se do t’i rikthehet normalitetit nëse pranohen 3 kërkesat e opozitës.
“I rikthehem normalitetit parlamentar nëse 3 kërkesat e opozitës i pranohen dhe çdo akt tjetër që synohet apo aludohet. Unë mendoj se afati është kur do të flitet për buxhetin të hënën ose të martën, se nga data 22-23 do të afrohen seancat për buxhetin në parim”.
I pyetur nga analisti Plator Nesturi se si do t’ju përgjigjet mazhoranca kërkesave të tyre, kur ata nuk marrin pjesë në seancë, Korreshi u përgjigj:
“Kanë shkuar me qere dhe janë përzënë me avion. Ne i kemi dorëzuar kërkesat për ngritjen e komisioneve dhe një pjesë e tyre janë rrëzuar në kolegjin e kryetarëve, pa kaluar seancën plenare për të mos u atakuar në Gjykatën Kushtetuese, por ata i kanë kthyer se kanë kartonat”./m.j