Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Demokratike nuk ka një marrëdhënie të mirë me grevat e urisë dhe në pjesën më të madhe të rasteve ose nuk kanë funksionuar, ose kanë rezultuar në qesharake.
Ai theksoi se e vetmja grevë serioze e PD-së ka qenë ajo e shkurtit të vitit 1991, pra greva e studentëve.
“Këtu ka pasur vetëm një grevë urie të suksesshme 32 vite. E vetmja grevë parimore urie që është bërë ndonjëherë është greva e studentëve në shkurtin e vitit 1991. Këtu grevë për SPAK-un, grevë për pallate, grevë për vulën, grevë për karrigen e kreut të PD-së dhe kryetaren e grupit parlamentar, nuk funksionon, as greva e ‘hapni kutitë’ nuk funksionoi me Partinë Socialiste, u bë qesharake, u kthye si piceri.
Mua me vjen keq ta them, por janë dy greva të cilat I ka dhunuar në mënyrën më të turpshme dhe kundër komplet interesit të saj elektoral dhe politik, ka qenë greva nga të cilët janë nxjerrë prej leckash jashtë, ish-të persekutuarit e vitit 94’ dhe ish-pronarët po në vitin 94’. Partia Demokratike ka një marrëdhënie jo aq të mirë me grevat, përveç grevës së vitit 91’ të studentëve,” – u shpreh Kulluri.
Njeheresh Kulluri eshte shprehur se Berisha i ka humbur zgjedhjet perballe socialisteve, me 2013 dhe nuk ka pse e provon serish. Por tere fjala e Kullurit ka sjelle reagimin e gazetarit te Syri.Tv Bledian Koka.
Koka: Ndjej keqardhje per qendrimin e Kullurit per qeverisjen e tete viteve. Por dhe perfshirjen ne forume dhe grevat.
Kulluri: Je i ri dhe nuk i di gje.
Koka: Ke kaperdire sherbimin ndaj Berishes, sepse ke qene sekretar i tij.
Kulluri: Une nuk i shkoj nga pas, nuk i fus duart ne xhepat e kryetareve. Dil nga xhepi i shefit dhe harroji grevat per pallatet dhe ndaj SPAK-ut. Uroj qe te te te rrisin rrogen. Nuk kam qene sekretar personal i tij, kam qene sekretar i Ministrise se Mbrojtjes, ne sherbim te qytetareve. E kam per nder. Qesh me greven e urise per pallatet dhe kunder SPAK./m.j