Nga Asambleja e e Zgjeruar e Partisë Socialiste që po mbahet në Pogradec kryeministri Edi Rama është ndalur te buxheti i vitit 2024. Ai nënvizoi se 400 milionë euro shkojnë për rritje pagash.
“Po ashtu është shumë e rëndësishme që ne sot me buxhetin e vitit të ardhshëm kemi një zbritje të borxhit që nuk e kemi pasur asnjëherë në kujtesën time. Na u desh ta rrisim dhe vetë borxhin se na u desh të përballemi me tërmete e pandemi. Si mund të zbresësh kaq shumë përqindje nëse ekonomia nuk është rezistente. Fakti tjetër është ai që ju intereson më shumë është që në vitin 2024 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash.
Do rriten pagat për mësuesit përsëri, po këtë vit në mënyrë të konsiderueshme siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet, për mjeket e pergjithshem për infermieret, do rriten për punonjësit e policisë siç e premtuam. Do rriten pagat për ushtarakët dhe për të gjithë punonjësit e tjerë të shtetit.”
“Kush do ta besonte dhe do ta merrte serioze nje shifer që në 2024 paga mesatare ne sektorit publik do shkoje 900 euro. Kjo tregon se kemi krijuar mundesi te reja. Dhe keto mundesi nje qeveri i krijon qe ti ndaje te njerezit. Nga ana tjeter 1/3 e buxhetit do jetë për të gjithë mbrojtjen sociale në tërësi.”/m.j
More Edi,që të votojnë 765000 pensionistë dhe ti tallesh me jetën e tyre…Ti s’ke ndjenja njerëzore…edhe kafshët t’a kalojnë në përkujdesje për bebet e tyren…S’kam ç’të të them…Të kam lënë Zotin të marrë hak…për gjithë plejadën e njerëzve që e bënë Shqipërinë…dhe që Ju,dhe monstrat e tjera e katandiset në këtë gjendje:ujë jo…qe premtim i pambajtur…rritje pensionesh jo(në një vit e nëntë muaj,mezi i indeksove më 1 tetor 2023)…A ke pyetur veten se cili është mendimi i qytetarëve për Ty?!..
Reflekto…