Pak kohë më parë ajo ishte në ballinën e revistës së njohur ‘Sports Illustrated’ me të cilin tentoi, dhe ia doli me sukses, të thyejë barrierat që shoqëria ka vendosur për vajzat në mbipeshë.
Ajo përpos që merret me modelizëm është edhe aktiviste për t’i mbrojtur të drejtat e personave që kanë zgjedhur të jetojnë shëndetshëm në trupin që kanë edhe pse mund të kenë disa kile më tepër se modelet e zakonshme.
Kësaj here ajo ka pozuar për ‘Addition Elle’.
Nëse Ashley nuk iu ndyrshon mendimin për modelet në mbipeshë atëherë nuk e dimë se çfarë tjetër mund të ndikojë më shumë.