Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka pezulluar mesfushorin Elis Bakaj te Tirana, ndërsa ka gjobitur skuadrën e Partizanit. Vendimet e Disiplinës i referohen incidenteve të ndodhura në derbin e kaluar mes Partizanit dhe Tiranës (2-0).
Bakaj është pezulluar me 4 javë për ofendimet ndaj gjyqtarit Lorenc Jemini, ndërsa ekipi i Partizanit është gjobitur me 100.000 lekë për sjelljen e tifozëve.
Pjesë e vendimeve të Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, janë bërë edhe disa ekipe të tjerë nga Kategoria Superiore dhe jo vetëm.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:
Tirane, me 11 mars 2016
1.KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te spektatoreve, denohet me gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS
2.Lojtari i KF “Tirana”, Elis Bakaj, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) jave pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
3.KF “Flamurtari”, per sjellje te gabuar te spektatoreve, denohet me gjobe ne masen 100.000(njeqindmije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
4.KF “Kukesi”, per sjellje te gabuar te spektatoreve, denohet me gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
5.Lojtari i KF “Vora”, Gazmir Fucija, per goditje me berryl ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
6.KS “Vlora” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Lushnja” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
7.KF “Shkendia B.T” U-19, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive ne ndeshje me KF “Kastrioti” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenet 64 dhe 65 te KDS.
Panorama Sport