Në celuloidin e filmit të jetës, Bujar Kapexhiu mban të fiksuara momente të shumta të njeriut që ngriti veprën e tij mes dy sistemeve në film, regji, karikaturë, dhe shumë gjini të tjera të artit që kanë shoqëruar jetën e shqiptarëve.
Gazetarja Greta Topjana ka sjellë një profil të artistit shumë dimensional përmes rrëfimeve, fotografive, karikaturave dhe librave të tij që gjenden kudo në studion e tij.
Kapexhiu tha se ka marrë shumë dekorata nga ish-presidentët e vendit, veprime të cilat i ka kthyer në karikatura.
Mes tjerash ai tha se i vetmi që nuk e ka vlerësuat artistit me dekoratë është ish-presidenti Bamir Topi, të ciline ka dhe mik.
“Presidentët e kanë vlerësuar punën time. Çdo president që më ka dhënë vlerësime dhe dekorata unë e kam bërë karikaturë. Moisiu e ka pritur shumë mirë karikaturën dhe Bujar Nishani e pëlqente shumë. Dekoratë nuk më ka dhënë miku im më i afërt që njiheshim prej vitesh. Dhe sot takohemi herë pas here, është Bamir Topi”-tha ai.
/f.s
Mirë ka bërë Topi që nuk i ka dhënë Dekorate, një ish agjenti të sigurimit.
Të ka dhënë Like Florillari 2-3 , çi do më shumë.