Nga Edison Ypi
Gdhendësi gjenial i perlave poetike të pavdekshme, perfeksionisti që pranonte të vdiste para se të bënte gabimin më të papërfillshëm, mjeshtri që nuk gaboi kurrë asnjë gërmë e asnjë tingull, Murgu që, si e kam dëgjuar me veshët e mi, u mendua “deri në tetë vite për 1 varg”, Nositi që për të frymëzuar të tjerët shqeu nga mishi i vet, estetizanti kursimtar i fjalëve që zbatoi me rigorozitet të pabesueshëm principin e të shkruarit sa më pak, Njeriu, Zotniu, Fisniku, Aristokrati, që nuk u interesua kurrë për asnjë botim, i paepuri që nuk foli kurrë në asnjë mbledhje dhe nuk mori pjesë kurrë në asnjë kongres, sympozium, apo promuovim, Shtërgu i Fundit, që duke lënë pas turma halabakësh qesharakë materialistë që mbahen për poetë por janë këllira, iku e na la jetimë 36 vite më parë, në një ditë vjeshte me shi si kjo, për të mbetur, jo si Dielli mbi kokat tona që ndrit e ngroh planetet çdo ditë e më pak derisa një ditë do fiket, por si një Diell që ndrit e ngroh çdo ditë e më tepër humanët e etur për perfeksionizëm shpirtëror.
I madh Llazar Gusho, është gjigand, në kryevënd të podiumit të korifenjve të kombit e letersisë Shqipe.