Dy raste të gërryerjes me mjete të rënda të shtratit të lumin Mat janë goditur ditën e sotme. Për pasojë janë sekuestruar tre eskavatorë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Ndërsa në pranga ka rënë pronari i 2 prej eskavatorëve, P.M 57 vjeç për shkak se nuk kishte leje dhe dokumentacionin përkatës për të ushtruar këtë veprimtari.
Nën hetim është vënë shoferi i njërit prej eskavatorëve, 50 vjeçari A.P punonte për firmën që administrohej nga 57 vjeçari P.M.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim A. K. 32 vjeç dhe E. L. 34 vjeç, banuesë në Lezhë të cilët kishin në pronësi ekskavatorin tjetër të gjetur në vendngjarje. Pavarësisht kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, këta persona nuk janë gjetur aty dhe vijon puna për kapjen e tyre.
/f.s