Nëse provoni të kërkoni në “Youtube” këngën “Gjendja” të Ledri Vulës ku protagoniste në klip ishte Sara Hoxha, ajo nuk gjendet.
Reperi e ka fshirë këngën dhe ky veprim i tij ka bërë publikun sërish konfuzë.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Ledri publikoi këngën e tij të re me titull “Paranormal” e mbase edhe kjo lëvizje lidhet sërish me projektet e tij.
Gjithsesi ne shpresojmë që Ledri ta rikthejë sërish në Youtube “Gjendjen” sepse të gjithë biem dakord që është një ndër më të bukurat e kësaj vere që lamë pas.
/a.d