Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur infrastrukturën terroriste në Siri, pas një sulmi nga ai territor në pjesën e aneksuar nga Izraeli të Lartësive Golan, njoftoi sot ushtria izraelite.
”Në përgjigje të sulmit në Lartësitë Golan, avionë luftarakë goditën infrastrukturën terroriste në Siri”, tha ushtria në një deklaratë të shkurtër.
Ndërkohë, Hamasi ka humbur kontrollin mbi Gazën Veriore.
Rreth 200 000 banorë të qytetit të Gazës janë larguar nga qyteti vetëm në tre ditët e fundit pasi thanë se Hamasi po humbet kontrollin mbi pjesën veriore të Rripit, njoftoi në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Daniel Hagari.
“Shumë njerëz janë larguar në ditët e fundit sepse Hamasi ka humbur kontrollin mbi Rripin verior të Gazës. Gati 200 000 persona janë larguar vetëm në tre ditët e fundit”, theksoi zëdhënësi, i cili shtoi se popullsia civile po largohej nga pjesa veriore e Rripit në kundërshtim me udhëzimet e Hamasit, i cili, sipas ushtrisë izraelite, po përdor civilët si mburoja njerëzore.
/a.d