Kompozitori Naim Gjoshi ndihet krenar se kënga e kompozuar prej tij për nder të legjendarit Adem Jashari pëlqehet kaq shumë nga shqiptarët, por ka një peng.
Në një intervistë për emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusi, artisti rrëfeu sonte se i ka mbetur peng fakti se nuk e ka takuar kurrë djalin e heroit.
Ai tha se ka shprehur vazhdimisht dëshirën, por ende nuk e njeh të birin e Ademit:
“Kam qenë 8-9 herë në Skënderaj dhe ai nuk më ka takuar. Unë nuk e njoh. Do të kisha qejf ta takoja. Madje e kam shprehur atje, ku është ky djalë. Ta takoj njëherë”.