Një e mitur 2-vjeçare është paraqitur dje në spital për ndihmë mjekësore. Policia njofton se e vogla e dëmtuar në pjesën e krahut, frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.
Gjithashtu, ditën e djeshme është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopësht në rrugën “Peti”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r