Një nënë e re 20-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi është denoncuar e zhdukur nga familjarët e saj. Shtetasja me inicialet Xh.N. është larguar nga banesa e saj prej disa ditësh dhe të afërmit nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.
E reja është nënë e një fëmije të mitur vetëm 18-muajsh, që ndodhet nën kujdesin e prindërve të 20-vjeçares.
Sipas të dhënave, ajo pasi la fëmijën e saj të banesa e prindërve, u largua pa dhënë asnjë adresë. Largimi i beftë dhe braktisja e fëmijës alarmoi fmailjarët që denoncuan rastin në polici.
Uniformat blu kanë nisur tashmë kërkimet për vajzën e re. Dyshohet se ajo mund të jetë larguar me një person me të cilin ka lidhje sentimentale. Ky shtetas sipas të dhënave nuk ëhstë babai i fëmijës.