Pandemia e koronavirusit po jep efekte në rritjen e sëmundshmërisë në popullatën botërore. Referuar studimeve të fundit, mjekët artikulojnë për herë të parë së COvid-19 po shkakton ndryshime gjenetike tek njeriu.
Mutacionet e ndryshme që ndodhin pas infektimeve nga koronavirusi po shoqërohen me shfaqje të sëmundjeve të tjera.
Kirurgu i spitalit të Traumës, Agron Dogjani pohon se më rritjen e sëmundshmërisë në popullatë janë shtuar dhe ndërhyrjet kirurgjikale.
Krahas traumave që mbajnë vendin e parë tek moshat e reja deri 45 vjeç, vitet e fundit janë rritur operacionet e sëmundjeve tumorale, atyre kardiovaskulare dhe të mushkërive.
Gjatë konferencës kombëtare të kirurgjisë mjeku Dogjani theksoi nevojën e ndryshimit të protokolleve të trajtimit të kirurgjive që sipas tij, duhet të ecin paralelisht me teknologjinë dhe aparaturat./m.j