Drejtoria rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Mat, e cila ju shërben afro 15 mijë drejtuesve të automjeteve në bashkitë Burrel dhe Klos do të ofrojë së shpejti shërbim të plotë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet në DRSHTRR Mat për ndërtimin e godinës së re. Rama tha se punimet punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat po vijojnë me intensitet.
Sipas tij, “nga kjo godinë do të përfitojnë shërbime më të shpejta dhe më cilësore afro 15 mijë drejtues të automjeteve në bashkitë Burrel dhe Klos”.
Ulja e kostove dhe kohës së marrjes së shërbimeve për qytetarët është në fokus të DPSHTRR-së, e cila po vijon investimet në këtë drejtim./m.j