Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka reaguar për rastin makabër të vajzës 3-vjeçare e cila pësoi frakturë në këmbë nga dhuna e edukatores.
Sipas IML-së, vendimi për kryerjen e ekspertimit ka ardhur vetëm në datën 7 nëntor, 6 ditë pasi ndodhi ngjarja.
“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopsht privat, bëjmë me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023 në IML (rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, theksohet nga IML.
/a.r