Këto janë parashikimet e horoskopit për nesër, e enjte 9 Nëntor 2023 shenjë për shenjë nga astrologu Paolo Fox. Ky përkthim i noa.al ju njeh me atë çka ky astrolog sugjeron duke studiuar siç thotë ai, lëvizjen e yjeve dhe planetëve që ndikojnë në shenjat zodiakale!
SHENJA MË ME FAT E DITËS SË NESËRME, E ENJTE 9 NËNTOR 2023 SIPAS PAOLO FOX
Shenja më me fat mes jush, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, është ajo e Dashit: ndihma e papritur do t’ju bëjë të ndryshoni këndvështrimin tuaj për gjërat dhe njerëzit rreth jush!
Dashi:
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë suksesi. Nëse disa prej jush dalin nga një histori e rëndësishme, do të keni shumë mundësi për të harruar çka ndodhi. Për beqarët ka po ashtu avantazhe, përfitoni nga ky moment i mirë. Në punë mund të merrni ndihmë të madhe nga një koleg.
Demi:
Jeni tronditur pak nga një ngjarje që ju ka traumatizuar në këtë periudhë. Nëse keni ndërmend të filloni një jetë të re, të ndryshoni gjithçka, kjo është koha e duhur, yjet janë me ju. Kujdes në dashuri, mos u bëni shumë debatues. Ka diçka që nuk funksionon në punë, veçanërisht në aspektin financiar.
Binjakët:
Të dashur Binjakë, mos ia faturonj të gjithë stresin partnerit/es sepse mund të lindin debate të panevojshme. Qëndroni të qetë dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Në punë, kushtojini vëmendje disa ekuilibrave të pasigurt. Ideja se mund të bëni vetë gjithçka, është e pashëndetshme. Bëni një seleksionim: Zgjidhni gjërat e nevojshme me kujdes nga ato të tepërta për të shmangur humbjen e tepërt të kohës për gjëra të padobishme.
Gaforrja:
Horoskopi Paolo Fox tregon se nga nesër mund të rikuperoni forcën dhe energjinë tuaj. Mos i mbroni ata që nuk e meritojnë, jini objektivë. Disa prej jush do të vendosin t’i japin fund marrëdhënieve që po i quajnë si të padobishme, marrëdhënie madje të vdekura. Nëse jeni të ndarë, ndoshta do të lidheni me një person tjetër.
Luani:
Horoskopi Paolo Fox sinjalizon se ndiheni më mirë. E nesërmja do të jetë shumë pozitive, sidomos në dashuri. Megjithatë mund të ketë disa probleme në çift, por gjërat do të përmirësohen nga mesi i muajit nëntor. Në punë, ka disa njerëz të vëmendshëm në horizont, po ju vëzhgojnë. Ndoshta do të merrni një rritje page, siç e meritoni.
Virgjëresha:
E dashur Virgjëreshë, gjërat nuk po shkojnë shumë mirë në dashuri, gjë që ju ka bërë të zhyteni në mendime. Megjithatë, në punë situata është më e mirë dhe mund të merrni një përgjigje pozitive për një kërkesë. Jo çdo gjë po shkon mirë, por ka edhe më keq. Edhe diçka: për të sqaruar dhe përballuar disa situata të jashtëzakonshme, do të jetë e dobishme të përfitoni nga aftësitë tuaja të vetëkritikës dhe forcës mendore.
Peshorja:
Peshore e dashur, ky qiell është shumë interesant për dashurinë që më në fund mund të jetohet në rrethana dhe kushte më të volitshme. Përvishni mëngët, do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Në punë po vijnë gjëra të reja. Bëhuni gati dhe nuk do të zhgënjeheni. Por mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Horoskopi Paolo Fox saktëson se kjo e enjte do të jetë një ditë pozitive për të bërë sa më shumë, për të bërë kërkesa, për të nisur projekte, për të zgjidhur problemet, për të gjetur zgjidhje.
Akrepi:
I dashur Akrep, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e enjte, 9 nëntor 2023), në dashuri ju tërheqin gjithmonë njerëz misteriozë dhe madje paksa të pakapshëm, por është më mirë të përqendroheni te dikush që është më i qartë dhe më i qëndrueshëm. Po vjen një ndryshim në punë. Por mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Ju pëlqejnë risitë dhe për këtë arsye disa projekte të lindura së fundmi mund të jenë të mira. Nëse duhet të luftosh kundër dikujt tjetër nuk do të jetë e lehtë të fitosh, por duhet të provosh sepse është shumë e rëndësishme edhe thjesht të luftosh.
Shigjetari:
Qielli favorizon dashurinë dhe çiftet që duan njëri-tjetrin. Në punë ka shumë lodhje por shtrëngoni dhëmbët, fundjava është afër. Mundohuni të mos shqetësoheni nëse diçka nuk po funksionon ashtu siç dëshironi, apo nëse ka pengesa të vogla. Mundohuni t’i përkushtoheni më shumë dashurisë.
Bricjapi:
Të dashur Bricjapë, nëse jeni ende beqarë, përpiquni të mos jeni shumë të sigurt në vetvete dhe të hidheni më shumë në “gjueti”. Në punë ka mundësi të mëdha dhe mund t’i kapni shpejt. Do të shihni që së shpejti do të arrini gjëra të mëdha në çdo fushë. Këtë të enjte dhe ditët oas saj do të rikuperoheni si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Ujori:
Në këtë ditë të enjte 9, do të gjeni pak qetësi pas ditëve të vështira. Jeni përballur me vështirësi si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë të punës, do të rikuperoni forcën dhe energjinë gjatë fundjavës. Në dashuri duhet të merrni një vendim të rëndësishëm dhe të ndiqni instinktet tuaja. Jeni pak konfuzë në punë, por përpiquni të kuptoni se çfarë dëshironi.
Peshqit:
Në përgjithësi, kjo e enjte duket se është një ditë shumë e favorshme nga disa këndvështrime, edhe nëse mund të shfaqet një ankth i vogël. Kur ndodhin këto momente, është gjithmonë mirë të përpiqeni të aktivizoni sërish idetë dhe aspiratat tuaja. Në fund të fundit, për ju, jeta është një përvojë e mrekullueshme, kështu që përpiquni të shijoni çdo moment edhe kur gjërat duket se nuk po shkojnë ashtu siç donit. Shpirti juaj poetik dhe i magjepsur do t’ju ndihmojë të përballoni edhe situatat e pafavorshme që mund t’ju ndodhin. Durimi është fjala kyçe që duhet të përvetësoni në dashuri: edhe nëse keni një mijë dyshime, duhet të përpiqeni të kuptoni sa gjëra të mira ka. Merrni më shumë kohë për të vendosur.
/a.d